Spanjë, 7 shtator 2014 –  Roja Civile (policia) spanjolle arrestoi për të pestën herë shqiptarin Leonard Zgjana, 28 vjeç.

Për herë të parë, Zgjana u arrestua nga policia spanjolle në vitin 2008. Atij i ishte ndaluar hyrja në Spanjë deri në vitin 2018.

Pavarësisht nga ndalimi, Zgjana ishte kapur edhe tre herë të tjera nga policia spanjolle. Herën e fundit ai u arratis nga një qendër strehimi për klandestinët, në 21 gusht 2014.

Vetëm 14 ditë pas arratisjes së fundit, Zgjana u bllokua në një postbllok të Rojës Civile në Krahinën e Valencias.

Leonardi u përpoq t’i mashtronte policët spanjollë duke u treguar një pasaportë rumune të falsifikuar, por policët kontrolluan bankën e të dhënave të kompjuterit duke zbuluar identitetin e vërtetë të Zgjanës.

Këtë rradhë ai u arrestua me akuzën e thyerjes së masës së dëbimit dhe mbajtjes së dokumentave të falsifikuara.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/