Aktori më tërheqës i Hollywood-it, Leonardo Di Caprio është më i dashuruar se kurrë me të dashurën e tij Camila Morrone.
Leonardo është përfolur shpesh në media për lidhjen e tij me të dashurën 23 vite më të re, modelen Morrone. Së fundmi në një intervistë për ET Online, një burim afër aktorit ka folur më shumë rreth çiftit.
“Ata janë të dashuruar. Leo ka treguar se Camila është vajza e ëndrrave të tij. Ajo është e re dhe e lezetshme, e thjeshtë sepse përshtatet lehtë me familjen e tij”, ka treguar burimi.
Dyshja ka filluar romancën në vitin 2017 dhe u lidhën edhe më shumë gjatë qëndrimit së bashku në izolim.





