Aktori Leonardo di Caprio ka kërkuar vazhdimisht që Vjosa të shpallet Park Kombëtar në mënyrë që të jetë e mbrojtur nga digat apo kërkimet e naftës që mund ta dëmtojnë.
Fituesi i çmimit “Oscar” ka bërë sërish thirrje në një postim në “Instagram” për mbrojtjen e Vjosës dhe thotë se një Park Kombëtar do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar.
“Aktivistët me @blueheartrivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera.
Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar. Ndiqni linkun në bio për të nënshkruar peticionin për të shtuar zërin tuaj për të bërë #VjosaNationalParkTani”, shkruan aktori.