DiCaprio dhe Scorsese bëhen bashkë sërish për filmin ‘Killers of the Flower Moon’.

Pas suksesit të fundit me ‘The Wolf of the Wall Street’, dyshja e famshme do të vijnë përsëri bashkë për filmin më të ri të Scorsese.

Filmi do të jetë një adaptim i radhës, ai nga filmi me titull ‘Killers of the Flower Moon’, libër ky më i shituri i vitit 2016 në New York Times.

Projekti është hera e gjashtë që dyshja DiCaprio-Scorsese bashkëpunojnë, ndërsa filmi i fundit që ata kanë bërë bashkë është ‘The Wolf of the Wall Street’, filma të tjerë të suksesshëm janë: “Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, dhe “Shutter Island”.