Aktori Leonardo DiCaprio ka reaguar edhe njëherë për mbrojtjen e lumit Vjosa nëpërmjet një postimi në Twitter. Ai herë pas here ka publikuar video dhe foto nga lumi Vjosa ku ka bërë thirrje për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Mirëpo mesa duket aktori s’ka ndërmend të ndalet dhe sërish ka bërë thirrje. Sipas tij shpallja e Vjosës Park Kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe nga shpimet për naftë dhe gaz.

“Dhënia e statusit të lumit Vjosa si një park kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënimi të ri nga shpimet e naftës dhe gazit”, shkruan DiCaprio krah artikullit  të organizatës ‘Global Wildlife Conservation’ të shkruar nga gazetarja Gege Li, një biokimiste e cila prej vitesh shkruan për natyrën në revista shkencore si ‘New Scientist’ apo ‘Chemistry World Magazine’

Në këtë  artikull përmenden protestat nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.