Këngëtarja Leonora Jakupi nuk është pajtuar me reagimin e kolegut, Labinot Tahiri për të kundërshtuar masat e marra ndaj koronavirusit.
Tahiri nuk e ka pritur mirë lajmin e anullimit të dasmave sepse siç shkruante ai në Facebook, shumë këngëtarë kanë marrë para dhe nuk mund t’i kthejnë për shkak se i kanë harxhuar.
Në një postim në Instagram, Leonora shprehet se në Kosovë ka njerëz që janë në gjendje më të keqe ekonomike dhe s’kanë mundësi të punojnë.
“Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë “çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve”. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, shkruan këngëtarja.





