28 dhjetor 2014 –  Manuel Neuer fiton ndaj Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Nuk bëhet fjalë për Topin e Artë edhe pse vlerësimi që nxjerr portierin e Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut si futbollistin më të mirë të vitit 2014 është goxha prestigjioz. Bëhet fjalë për një klasifikim të 100 futbollistëve më të mirë të vitit të hartuar nga redaksia e të përditëshmes prestigjioze L'Equipe, ku Neuer kampion i Botës me Gjermaninë në Brazil, zë vendin e parë duke lënë pas pikërisht dy finalistët e tjerë në garë për Topin e Artë. Sipas L'Equipe një 2014 me ritëm fantastik golash që i dhuroi Këpucën e Artë të Europës bashkë me fitimin e La Decimas dhe Kupës së Mbretit nuk i mjaftojnë Cristiano Ronaldos për të parakaluar Neyer, ndërsa Lionel Messi pavarësisht se theu rekordin e Thelmo Zarras duke u bërë goleadori historik i La Ligas, si dhe atë të Raul duke u ngjitur në fronin e goleadorit më të mirë në Champions, renditet në vendin e tretë për një 2014 ku nuk fitoi asgjë me Barcelonën.

Në vendin e katërt renditet Arjen Robben që vlerësohet si për kontributin e tij te Bajerni i Mynmihut por dhe rolin e liderit që luajti te Holanda në Botëror ku portokallinjtë u renditën në vendin e tretë. Pas tij Robben vjen shoku i tij te bavarezët, Philip Lahm që mbulli karrierën me Gjermaninë duke u shpallur kampion i botës, ndërsa në vendin e 6 ndodhet Angel Di Maria që vlerësohet për kontributin e tij te Argjentina finaliste e Kupës së Botës ndërsa në nivel klubesh i ndan meritat6 mes Realit ku fitoi La Deciman dhe Manchester United ku u transferua në pjesën e dytë të vitit. Në vendin e 7 gjendet Neymar, padyshim fantastik me Barcelonën, por që u penalizua nga ai dëmtim që e la jashtë fazës vendimtare me Brazilin e tij në Kupën e Botës,  braziliani ndiqet nga Thomas Myller, lojtar thelbësor te Bajerni dhe snajper i Gjermanisë në Brazil ku shënoi 5 gola për pancerat duke rezultuar si një nga lojtarët më të mirë të botërorit.

Vendi i 9 për Luis Suarez, i cili ndau Këpucën e Artë europiane me Ronaldon falë 47 golave që shënoi në sezonin e tij te Liverpuli, ndërsa 10-shja më e mirë e botës mbyllety me Zlatan Ibrahimovic, suedezin spaktakolar që i ka bërë të gjithë trë magjepsen me golat e tij për Paris Saint Germain dhe Suediunë e cila u eleminua nga Portugalia në play-offin e Botërorit.