Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin shqiptar Ervin Mata, i cili kërkohet nga SPAK si përgjegjës për trafikimin e sasive të konsiderueshme kokaine nga Amerika latine në Europë.

Mediat atje shkruajne se gjyqtari Alexandre de Moraes me 23 shtator ka lëshuar vendimin për ndalimin e tij që sipas tij ndodhet në territorin brazilian.

Në vendim, Moraes deklaroi: “Duke marrë parasysh që paraburgimi është një kusht për pranueshmërinë e procesit të ekstradimit dhe synon të sigurojë një urdhër të mundshëm dorëzimi në shtetin kërkues, urdhëroj paraburgimin e Ervin Matës, duke urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti, përmbushja e të cilit duhet t’i komunikohet menjëherë kësaj Gjykate Supreme, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit të interesuar.”

Me herët drejtësia shqiptare ka paraqitur një kërkesë në gjykatat braziliane për ekstradimin e biznesmenit.

Sipas Pokurorise së Posacme, Ervin Mata, së bashku me grupin e tij është përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotikë nga Amerika Latine në Europë.