LEZHE-Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, Kryetari i Lidhjes Demokristiane (LDK), Nikollë Lesi nisi sot fushatën elektorale në Lezhë.
Në takim me banorë, Lesi tha se, LDK do të jetë në parlamanent pas 23 Qershorit. “Atje ku shkon LDK, vjen fitorja e 23 Qershorit”, tha ai.
Ndër të tjera, Lesi vuri në dukje se “është e çuditshme se ende nuk ka një tryezë të së djathtës për zgjedhjet parlamentare”.