VLORE, 15 MAJ 2013– Vlora nuk vuan per resurse. Vlora eshte  nga zonat me te pasura natyrore te Shqiperise po kjo nuk eshte perkthyer ne mireqenie per njerezit. Vlora ka vuajtur nga keqqeverisja. Vlora qe eshte e braktisura e qeverise Berisha ka shansin te rilinde pas 23 Qershorit, sepse PS ka nje vizion e program te qarte per zhvillimin e rajonit te Vlores. Ka shansin qe te kete deputet Edi Ramen, kryeministrin e ardhshem  te Shqiperise”. Me keto fjale u eshte drejtuar deputetja Socialiste Valentina Leskaj banoreve te Novoseles, Llakatundit dhe Komunes Qender me te cilet ka pasur disa takime intensive.

Sipas Leskajt Partia Socialiste ka nje projekt te qarte per Turizmin e Vlores, i cili duhet ringritur pas rrenimit qe i ka bere qeverisja e PD, e cila pervec te tjerave vendosi moratoriumin per mjetet e lundrimit duke bllokuar turizmin.  Deputetja socialiste eshte ndalur gjate edhe ne problematikat e fshatit, per te cilat ka thene se PS ka programin me te detajuar qe ndonje force politike ka pasur ne 22 vjet. Sipas saj sot fshati  jep sot 20% te Prodhimit te Brendshem, ne vend po merr vetem 0.40 % ne buxhet. Fermeret kalojne sot ditet me te veshtira ne pamundesi per te mbjelle tokat e per te dale ne treg. “Ne do ta ndryshojme kete situate jo me improvizime sic po ben Berisha po me nderhyrje qe permiresojne realisht kushtet e fshatit”, u ka thene Leskaj fermereve te ketyre zonave.

Deputetja Valentina Leskaj ka shprehur bindjen e saj se fitorja e Partise Socialiste dhe Aleances per Shqiperine Europiane ne zonen 63 eshte e sigurt ashtu si ne te gjithe Shqiperine, pasi Novosela, Llakatundi e Komuna Qender do votojne per alternativen qe u jep shprese per mireqenien dhe begatine e tyre.