RIGA, 16 maj 2013 –Nga Baltiku i ftohtë drejt Shqipërisë mesdhetare në garën për shitjen e barnave mjekësore.

Shqipëria është një nga tregjet prioritare për t’u zgjidhur në afat të shkurtër për kompaninë e dytë më të madhe farmaceutike në Letoni Olainfarm, njofton kjo ndërmarrje e kuotuar në bursë si NASDAQ OMX Riga.

Në komunikatën e shtypit thuhet se kompania parashikon rritje të konsiderueshme të shitjeve në Durrës dhe tregun shqiptar, ku është futur qysh në vitin 2011 dhe ka zyrë përfaqësimi.

Olainfarm-i thekson se ndërmarrja ka forcuar me sukses pozitat në tregun leton, dhe në planet e saj të afërta bën pjesë promovimi i produkteve në tregjet e Turqisë dhe të vendeve të Azisë Juglindore.

Olainfarm-i prodhon preparate farmaceutike dhe aditivë ushqimorë, si dhe substanca kimike dhe përbërës aktivë farmaceutikë, njofton agjencia telegrafike Baltike BNS.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/