Një vajzë britanike, 25 vjeçe, ka kërkuar ndihmën e psikologes në Britani pasi e mundonte ndjenja e fajit. Ajo ka bërë seks me vjehrrin gjatë kohës që i dashuri ishte thirrur në ushtri jashtë vendit.
Historia është botuar sot në “The Sun” bashkë me këshillat që i ka dhënë Deidre Sanders, e njohur për dhënien e këtyre këshillave.
“Nëse ju do ta lini, kjo do të përfundojë në katastrofë. Dikush do t'ju zbulojë dhe i dashuri juaj nuk do t’jua falë kurrë këtë. Kjo do të prishë edhe marrëdhënien e tij me babain dhe unë jam e sigurt se ai do t'ju hedhë ‘në plehra’ edhe ju.
Ju mund të gjeni një njeri më të madh, tërheqës, por kjo nuk do të thotë se jeni të pafuqishëm. Sigurisht që ju mund t'i rezistoni atij. Detyra juaj është t'i jepni fund kësaj historie dhe të mos bëheni pjesë e krizës së mesomoshës së tij. Ju duhet të jeni e fortë dhe t'i thoni se nuk mund ta shihni më”, këshillon psikologia.