Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të bëra sot nga Presidenti Ilir Meta për mediat në Durrës.

Në një postim në Twitter, Spiropali shkruan se letra e Metës drejtuar OSBE-së mbetet si të tjerat: Export-Import Kafeje Qamili shpk.

"Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes paleve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes paleve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat: Export-Import Kafeje Qamili shpk."