Kryedemokati Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme që do të organizohet nga opozita.
“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh!”,- shkruan Basha në Facebook, ndërkohë që postimin e tij e shoqëron edhe me një video ku denoncohen abuzimet e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama publikoi letrën e tij të 7-të, por këtë herë drejtuar demokratëve dhe jo liderit të tyre, Lulzim Basha.





