Greqi, 24 qershor 2014 – Shqiptari 35 vjeç, që vari veten në paraburgimin ku ndodhej me akuzën e përdhunimit të vajzës së tij, kishte lënë një letër, ku shprehte pafajësinë në gjithçka thuhej për të. Policët gjetën natën e së premtes në banjën e paraburgimit në Kallamata, një shënim në adresë të prindërve të tij, se ishte i pafajshëm dhe i donte fëmijët e tij.

Pak para mesnatës të së premtes, ai hëngri diçka dhe kaloi disa kohë me të burgosurit e tjerë, ndërsa më pas tha se po të lahej. Mori me vete fletë nga shtrati dhe hyri në banjë, ku më parë futi një sfungjer në gojë dhe vari veten me litar. Pas dhjetë minutash shokët panë që nuk po vinte dhe kur hapën derën e gjetën të varur.

Në letrën që u gjet, shqiptari donte t’ua vërtetonte prindërve të tij se ai nuk kishte bërë asgjë dhe dëshironte sukses në sipërmarrje, pasi ishte biznesmen. Sakaq, ka nisur një hetim paraprak për akuzat e përdhunimit të vajzës dhe rrethanat e vdekjes në paraburgim.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/