Letra e laureatit të çmimit Nobel Francis Crick dërguar të birit ku i përshkruan zbulimin e tij të ADN është shitur për 6 milion dollarë të mërkurën në New York, në shtëpinë e ankandeve Christie’s.
Biologu i kishte shkruar letrën djalit të tij 12 vjeçar Michael Crick në vitin 1953, vetëm pak ditë para se të bëntë publik zbulimin e tij të ADN-së, i cili edhe i solli atij dhe partnerit të tij James Watson çmimin Nobel në vitin 1962.
Në letër Crick i shpjegon të birit se për të parën herë dikush po dokumenton se “si jeta vjen nga jeta” dhe i vizaton atij, tani të famshme, strukturën e dyfishtë spirale të ADN-së.
Letra është shitur tri herë më shtrenjtë sesa ishte parashikuar.
Ishte letra e Abraham Lincoln ajo që deri të enjten ka mbajtur rekordin, kur në vitin 2008 ishte shitur për 3.4 milion dollarë.





