Komisionieri Johannes Hahn ka shprehur një falënderim për shkritmarin Ismail Kadare, i cili një ditë më parë i dërgoi një letër ambasadores së BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin.
“Faleminderit të madhit Ismail Kadare për mbështetjen e ambasadores së BE-së në Shqipëri Vlahutin. BE punon shumë për të gjithë njerëzit në Shqipëri”, shkruan Hahn në faqen e tij në Twitter.
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i ka shkruar një letër nga Parisi ambasadores Romana Vlahutin, ku i thoshte se ishte gati t’i ulej në gjunjë për t’i kërkuar ndjesë. Shkrimtari i madh shkruante se ishte i tronditur nga fyerjet ndaj ambasadores.
Reagimi i shkrimtarit të njohur vjen pas publikimit të një artikulli nga Kastriot Myftaraj, më datë 7 maj në Facebook, ku kërcënonte dhe fyente ambasadoren e BE-së në Tiranë, veprim për të cilin u arrestua.





