Bujar Muça, deputet i PDIU-së, ka depozituar në KQZ një kërkesë ku kërkon heqjen dorë nga mandati i deputetit.
Por kërkesa nuk është pranuar nga KQZ për mungesë kompetence.
Por në letrën drejtuar KQZ, e cila pritet të depozitohet në Kuvend, sqarohen shkaqet e dorëheqjes, që nuk kanë të bëjnë me çështje personale, por politike.
Ai në kërkesën që i ka dërguar KQZ-së shkruan se forca politike që përfqëson nuk i ka dhënë hapësira për mbajtjen e premtimeve.
Nëse do të pranohet kërkesa për lënien e mandatit, vendin e tij e zë Elena Xhina.





