Koleksioni i gjërave personale që janë përdorur gjatë hetimeve rreth aferës ndërmjet stazhistes së Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinsky dhe presidentit të atëhershëm të SHBA Bill Clinton do të ofrohen online në auksion, ka njoftuar shtëpia e ankandit Nate D. Senders.
Koleksionin me 32 gjërave personale ia kishte dhënë prokurorit Keneth Star dashnori i Monicas Andy Blayler, gjatë hetimeve në vitet e 90 – ta, thuhet nënjoftim.
Marrëveshja e Monicas me të martuarin Blayler, ish – mësues i memecëve në shkollën e mesme, është bërë e ditur gjatë hetimeve që kishin kërkuar ndërrimin e Clintonit në vitin 1998.
Në mesin e gjërave personale në ankand janë letra e nënshkruar e Clintonit dërguar Blaylerëve, fotografitë e kartelat e Monica Lewinskyt dhe rrobat që ajo ia kishte dhuruar bashkëshortes së Blaylerit Cate Nattion, e cila gjithë koleksionin e ka nxjerrë në ankand.
"Gjërat personale që ka pasur Monica Lewinsky, sidomos ato ndërlidhur me skandalin në Shtëpinë e Bardhë dhe hetimin e Keneth Starit, janë shumë të rralla", thuhet në njoftim. Pritet që nga gjërat personale të merret vlera e 25.000 deri në 50.000 dollarë.
Online shitja përfundon më 27 qershor.
Monica Lewinsky (39vjeçare – në foto) ndërkohë është shpërngulur në Britani të Madhe dhe po fshihet nga opinioni.





