Trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv është shfaqur para mediave. Në konferencën për shtyp para ndeshjes Gjermani-Francë, që do të luhet më 7 korrik, trajneri gjerman bën bilancin e dëmtimeve dhe jep një tjetër lajm shumë të keq për Gjermaninë. “Përveç Mario Gomezit, edhe Sami Khedira nuk do të luajë në gjysmëfinale. Kam besim te gjithë lojtarët e mi, por do të bëj disa ndryshime në krahasim me ndeshjen kundër Italisë. Gjithsesi, Gomez do të qëndrojë me ne, për të mbështetur skuadrën. Do të na mungojë shumë forca e tij dhe zotësia në goditjet me kokë”. Gomez nuk do të jetë as në finale, nëse arrihet, ndërsa Kedira do të shihet më tej, pa harruar që do të mungojë ndaj Francës edhe qendërmbrojtësi Hummels për shkak kartonësh.