Një gol me penallti në ndeshjen mes Barcelonës dhe Brest i ka mjaftuar Robert Levandovskit për t’u bërë lojtari i tretë që arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampioneve.
Sulmuesi i katalanasve, u bë sot futbollisti i tretë që e arrin këtë shifër, pas Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, duke qenë i shkëputur ndjeshëm nga çdo emër tjetër në aktivitet që e ndjek në këtë kompeticion të rëndësishëm, pasi do t’u duhen shumë vite për t;’u afruar numrit 100.
Në fakt, lojtari në aktivitet që i afrohet më shumë është Tomas Myler, me 54 gola të shënuar, për sa Kohë që Benzema i cili ka shënuar 90, vazhdon të luajë jashtë Europës.