Levante ndal Realin e Madridit. Në javën e tretë të kampionatit spanjoll, Los Blancos nuk mundën dot të shkonin me shumë sesa një barazim 1-1 përballë Levantes. Reali vinte në këtë takim me mungesa të rërndërsishme, siç ishin ato të Cristiano Ronaldo, Luca Modric dhe Raphel Varane. Tekniku i Zidane erdhi në këtë takim me disa eksperimente përsa i përket formacionit.
Në minutën e 12 Levante shtang portën e Realit teksa arrin të kalojë në avantazh në minutën e 12 të takimit, falë sulmuesit Ivi i cili arrin t'i shmanget mbulimit të Dani Carvahal dhe e ndal topin në fundin e rrjetës. Pas këtij momenti i menjëhershëm reagimi i vendasve, të cilët shtojnë presingun për të gjetur golin e barazimit.
Misioni përmbushet në minutën e 36, falë Lucas Vasquez. Minutat shtesë sjellin përpjekjet e fundit nga ana e kampionëve të Spanjës, por sërish fati nuk është me ta. E djathta e toni kross në minutën e tretë shtesë përplaset në shtyllë. Kështu Reali i Madridit regjistron një tjetër barazim në kampionat, pas atij kundër Valencias.





