Lëvizja Bashkë dega Durrës, do të zhvillojë përgjatë 10 ditëshit të parë të muajit prill takime me qytetarë të prekur nga problematikat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Me anë të një ftese publike, dega vendore e kësaj force politike i bën thirrje qytetarëve që të drejtohen në selinë e kësaj force politike në lagjen nr. 11 të qytetit bregdetar.
Sipas njoftimit publik, secili qytetar do të mund të zhvillojë takime personale me drejtuesit e degës në datat 6, 8 dhe 10 prill.






