21 shtator 2015 – Shëtitorja “Taulantia” është mbushur sot paradite me fletë-thirrje, që i drejtohen qeveritarëve dhe deputetëve shqiptarë.
Fletushkat e ngjitura në shtyllat dekorative të shëtitores janë nënshkruar nga Lëvizja “Reago për drejtësi”.
Megjithëse në faqen zyrtare të kësaj Lëvizjeje nuk ka të dhëna për një nismë të tillë, në fletët ku shkruhet edhe adresa e FaceBook-ut ka thirrje të drejtpërdrejta për parlamentarët shqiptarë e cila etiketohet si “klasë politike skandaloze” dhe si “njerëz që nuk na përfaqësojnë”.
/portali DurresLajm/