Lëvizja “Shqipëria bëhet” kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, 2 ish-paraardhësit e saj dhe dy ish-drejtorët e QSUT për “shpërdorim të detyrës”, “vrasje me dashje”, “vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “neglizhence në trajtim mjekësor”.
Në kallëzimin e Lëvizja “Shqipëria bëhet” përfshihet emri i Albana Koçiut, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqaj si dhe dy ish-drejtorët e QSUT.
Pak ditë më parë dolën përgjimet për skandalin në Onkologjik, ku mjekë dhe infermiere drejtonin pacientët drejt spitaleve private.