Dy drejtues të lartë në strukturat e Policisë së Shtetit janë transferuar nga detyra që kishin, në një tjetër pozicion.

Bëhet fjalë për drejtorin e Policisë Rrugore, Mitat Tola dhe drejtorin e Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara. Mësohet se me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, në vend të Mitat Tolës është emëruar Edmond Targaj, i cili mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale.

Më herët, Targaj ka drejtuar edhe Policinë e Dibrës.

Ndërsa në vend të Ferdinand Marës në Lezhë, është emëruar Erigert Mitri, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Fierit. Nuk dihen ende motivet e këtyre lëvizjeve në Polici.