Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka vendosur të lëvizë disa shefa komisariatesh në Tiranë e Durrës.
Mësohet se Agim Hoxha, nga drejtues i komisariatit nr. 1 në Tiranë, bëhet shef në komisariatin e Shijakut.
Elton Alushi nga shef i komisariatit nr. 3, do të drejtojë komisariatin nr. 1 në kryeqytet.
Ndërsa Ervin Hasrama ka lënë komisariatin e Durrësit dhe është emëruar shefi i komisariatit nr.3 në Tiranë, duke zënë kështu vendin e Alushit.
Shefi i ri i Komisariatit të Durrësit është emëruar Erdit Rreçeku.





