Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë lëvizur në rang drejtorësh ndërmjet Kukësit dhe Lezhës.

Zef Laska i cili drejtonte policinë e Kukësit është emëruar Drejtor i Policisë Vendore në Lezhë, duke u shkëmbyer me Henrigert Mitrin.

Mbeten të paqarta arsyet e këtyre lëvizjeve, të cilat mbajnë firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Henrigert Mitri e ka mbajtur postin e drejtuesit të Policisë Vendore në Lezhë për 10 muaj.

Ndërkohë pak ditë më parë u pezullua nga detyra dhe shefi i komisariatit të Policisë Lezhë Nik Nikolli, ndërsa arsyet mbeten të paqarta.