Kategoria Superiore nuk gjen qetësi, teksa janë larguar dy trajne, vetëm dy javë para përfundimit të sezonit të rregullt.

Klubi i Egnatias ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Edlir Tetovën, një vendim që vjen pas katër humbjeve radhazi.

Sipas njoftimit zyrtar, largimi u bë me mirëkuptim për shkak të gjendjes shëndetësore dhe stresit të teknikut, ndonëse ekipi e ka siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”.

Paralelisht, zhvillime të rëndësishme ka pasur edhe te Teuta, ku trajneri Enkeljed Dobi ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Klubi durrsak pranoi kërkesën e teknikut duke e falënderuar për profesionalizmin e treguar. Për dy sfidat e mbetura të kampionatit, drejtimi i Teutës do t’i besohet zëvendëstrajnerit Hodo.