Dy persona kanë rënë në pranga pasi qarkullonin në automjet me armë me vete. Një prej tyre është i dënuar më parë për krime kundër korrupsionit.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe  B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.