Është zbardhur identiteti i dy personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Shënjestra” në Durrës, teksa lëviznin me armë zjarri me vete.
Të arrestuarit janë Alban Mançja, 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” dhe Eldi Zahiri, 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki” dhe automjeti me të cilin po lëviznin”.