Një 34-vjeçar është arrsetuar në Vlorë pasi lëvizte i armatosur në qytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas, në lagjen “29 Nëntori”, lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 6”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: S. S., 34 vjeç.

Gjatë operacionit, efektivët e Policisë kanë ndaluar dhe kanë ushtruar kontroll fizik ndaj shtetasit S. S., të cilit i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.