Ky person që shihni në pamjet më poshtë, dyshohet se është autori i dyshuar i atentatit të ndodhur sot në mëngjes në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, shihet teksa autori i dyshuar ecën i qetë në rrugë duke konsumuar cigare, para se të qëllojë me armë.
Ai qëlloi disa herë me armë zjarri rreth orës 06:45 të mëngjesit në automjetin e 42-vjeçarit Rudolf Zefi. Nga të shtënat me armë zjarri nuk pati të dëmtuar, ndërsa ende nuk dihet motivi i atentatit.
Ishte Rudolf Zefi ai që kallëzoi ngjarjen në polici, i cili punon si tregtar në Tiranë.
Policia ndërkohë ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e autorit.





