Policia e Shkodrës ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi A. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri .

Policia vë në pranga një 17 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një  armë zjarri pistoletë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditen e  verimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative se një  i mitur qarkullonte me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”