Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 16-vjeçar i cili qarkullonte me armë pa leje.

Mësohet se i riu ka tentuar t'i shmanget kontrollit të policisë duke u larguar me vrap por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme "Shqiponjat", njësia Shigjetat, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë.

POSTIMI I PLOTË

Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", njësia Shigjetat

Në kuadër të planit masave në lidhje me identifikimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 16 vjeçarit F. T., banues në Tiranë

16 vjeçari rreth orës 02.30 të mëngjesit, është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 4 në afërsi të një lokali, në trotuar në rrugën “Myslym Keta”.

Në momentin që ka parë Policinë është larguar me vrap, por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme "Shqiponjat", njësia Shigjetat, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë .

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Tirane për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”