Policia e Sarandës ka vënë në pranga 24- vjeçarin Alvin Musaj banues në Vlorë, pasi u kap me një armë zjarri pistoletë tip “Smith & Wesson” me 6 fishekë.
Ai është arrestuar në vendin e quajtur “Rruga e pestë”, Sarandë.
Efektivët e policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe fishekët e saj në cilësinë e provës materiale.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.





