Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap me armë. Forcat “Shqiponja”, pas një kontrolli fizik të ushtruar ndaj të riut, i gjetën atij një pistoletë të llojit “TT” dhe një krehër me 7 fishekë.
23-vjeçari me inicialet D.I, banues në kryeqytet, u arrestua në afërsi të rreth rrotullimit të Vorës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e skuadrës Shqiponjat, në afërsi të rreth rrotullimit të Vorës në segmentin rrugorë Vorë – Maminas kanë konstatuar shtetasin, D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit pas kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e llojt “TT”, me një krëhër me 7 fishekë.
Ky shtetas është arrestuar në flagrancë dhe materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Neni 278/7 i Kodit Penal.





