Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili lëvizte i armatosur me pistoletë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se u arrestua Skerdilajd Selimi.

Për këtë shtetas, disponoheshin informacione që qarkullonte me armë zjarri dhe në afërsi të rrugës “Halit Bega”, është konstatuar nga Shërbimet e Policisë dhe pas kontrollit fizik të ushtruar, i është gjetur një pistoletë e markës “Mausur”.

Materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.