Policia e Tiranës njofton sot në 23 shkurt se ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi lëvizte me pistoletë në brez. Prangosja e të riut është bërë në zonën e Tregut Elektrik.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Implikimi”, u kap te tregu elektrik, shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje”, njoftojnë uniformat blu.

Më tej, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë hetime për të përcaktuar qëllimin kriminal të 30-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”.

Lëvizte me pistoletë në brez, kapet te tregu elektrik dhe arrestohet 30-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Procedohet penalisht 1 shtetas që dyshohet se ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të 30-vjeçarit, dhe nuk ka kallëzuar.

Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje, si dhe si rezultat i sigurimit dhe administrimit të shpejtë të informacionit, se një shtetas lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Në kuadër të operacionit të koduar “Implikimi”, u kap te tregu elektrik, shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.

Më tej, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë hetime për të përcaktuar qëllimin kriminal të 30-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.