Një person është arrestuar në flagrancë nga blutë e kryeqytetit, pasi është kapur në afërsi të rrethrrotullimit të Kamzës duke lëvizur me armë. Mësohet se në pranga është vënë 37-vjeçari Flamur Kolaveri, banues në Sukth.

Gjatë një kontrolli fizik të ushtruar nga forcat e Komisariatit të Policisë Nr 5, Kolaverit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me mulli e tipit "Bagande" dhe 72 fishekë.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallë së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".