Gjatë kontrollit fizik që efektivët e policisë së Durrësit kanë ushtruar tek një 27-vjeçar, atij i është gjetur një thikë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, i riu B.L. është kapur me një thikë, të cilën e mbante pa leje.
Arma e ftohtë është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ndaj shtetasitr B.L. ka nisur procedimi penal.





