Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të  Policisë Durrës arrestuan në flagrancë një person që drejtonte makinën në gjendje të dehur në orët e vona të natës.

Në pranga ra I. Tatasi 47 vjeç, banues në Durrës. Ai u kap mbrëmë në 01:00, në rrugën “Aleksandër Goga” duke drejtuar një mjet tip “Benz”.

Pasi rezultoi se ishte në gjendje të dehur, ai u arrestua.