Një 25 vjeçar me inicialet G.R është arrestuar ditën e sotme në Kamëz pasi kishte aksidentuar me makinë një punonjëse të policisë.
Duke udhëtuar në korsinë e kundërt dhe me shpejtësi, 25 vjeçari ka përplasur efektiven e policisë bashkiake duke e dëmtuar në këmbë. Më pas është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i Plotë:
Kamzë
Aksidentoi punonjësen e Policisë Bashkiake, vihet në pranga 25-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– G. R., 25 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ky shtetas, duke drejtuar mjetin e tij në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Berisha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.





