Joan Laporta ka dhënë një intervistë për Hristo Stoichkov për kanalin TUDN, në të cilën ka shqyrtuar situatën aktuale te Barcelona, me vëmendje të veçantë për ardhjen e Robert Lewandowski.

“Ne bëmë një ofertë të parë dhe ajo përfundoi në 45 milionë fikse, plus 5 bonuse. Është brenda mundësive tona. Lojtari ka rregulluar edhe pagën e tij që të jetë brenda mundësive tona, katalanasit tani janë shumë të lumtur.

Ne kemi konkurruar me ekipe si PSG dhe Chelsea, lojtari donte të vinte te Barça. Kjo është ajo që më pëlqen. Unë dua lojtarë që duan të vijnë te Barça dhe ne duhet t’i falënderojmë.

Robert do të fitojë fitojë më pak dhe ka duruar presionin e madh nga Bayern, klub për të cilin kam shumë respekt” u shpreh Laporta.

Sulmuesi polak përfitonte pak më shumë se 12 milionë euro në vit te Bayern, ndërsa te Barcelona rreth 8 milionë euro.

Katër milionë euro më pak vetëm për të firmosur me Barcelonën, duket një sakrificë e vogël, kur ai është 34 vjeç.