Robert Lewandowski nuk do të jetë më një futbollist i Bayern Munich duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Sulmuesi polak e ka marrë tashmë vendimin e tij për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë dhe këtë gjë drejtuesve të Bayernit u ka kominikuar agjenti i Lewandowskit.
Duke iu referuar asaj që shkruan gazeta prestigjoze Bild, Leva nuk dëshiron të luajë më në Gjermani pasi objektivi i tij është të provojë një eksperiencë të re larg Bundesligës.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e re e Lewandowskit. Chelsea dhe Reali i Madridit, janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e sulmuesit polak.





