Lewis Hamilton zotohet t’i përkushtohet kauzës së Mercedes për të fituar Kampionatin Botëror, por në të njëjtën kohë hedh vështrimin e tij drejt së ardhmes.
Në fund të sezonit, ai do të ndryshoj skuadër, pasi ka gjetur marrëveshjen me Ferrarin, por në një intervistë të fundit theksoi qëllimin e tij për ta mbyllur me sukses tek Mercedes.
“Unë kurrë nuk kam filluar një vit duke menduar për vitin e ardhshëm. Mendimi im kryesor i përgjigjet vetëm një pyetjeje: Si mund ta përfundoj vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë jam duke u stërvitur më shumë se kurrë. Ndihem fizikisht më i përgatitur se në çdo sezon tjetër. Kështu që jam shumë i emocionuar për të tashmen, i vetëdijshëm se nuk mund të bëj më mirë”, tha Hamilton në prgat të Çmimit të Madh të Japonisë.
Shtatë herë kampioni i botës zbuloi planet për të ardhmen, ku pranoi se e tërheq moda dhe kinemaja.
“E kuptoj që nuk mund të vrapoj përgjithmonë: sapo të ndalem, do të lë mikrofonin e radio komunikimit dhe do të jem një person i lumtur. Problemi i vërtetë është se dua të bëj gjithçka. Unë jam shumë ambicioz. Megjithatë e kuptoj që nuk mund të bëhet. Në fakt, nuk është e vërtetë: asgjë nuk është e pamundur, por për t’u bërë mjeshtër në diçka, duhen dhjetë mijë orë. Mendoj se pas Ferrarit e ardhmja ime do të jetë në kinema dhe modë”.
Në fund Sir Leëis u ndal edhe te Çmimi i Madh i Abu Dhabit në vitin 2021:
“A më kanë vjerdhur? Është e qartë. Megjithatë, mbaj me vete një kujtim të çmuar të asaj dite: praninë e babait tim. Kishim kaluar së bashku slitën e jetës, me ulje-ngritje dhe në ditën më të dhimbshme ai ishte aty. Ai më mësoi të eci përpara me kokën lart”.