DURRËS, 6 nëntor 2014 – Dan, i cili u divorcua nga bashkëshortja e tij Connie pas 14 vitesh i ka dërguar asaj letrën më të shëmtuar të divorcit, duke i kërkuar në të, të kthehet pas.
Ai e nis atë duke thënë se ky largim mes të dyve po e bën atë të humbë shumë gjëra, të cilat nuk i toleron dot. Unë jam i lodhur shkruan ai, duke pretenduar se ti nuk më mungon. Nuk ka asnjë si ty Connie, shkruan ai më pas. Por pas kësaj letra fillon të marrë një tjetër rrjedhë.
Ai përshkruan aventurën e tij me një vajzë 19-vjeçare që e kishte takuar në një lokal. Me trupin e saj perfekt që çdo mashkull do e dëshironte ai rrëfen për kohët që kaloi me të. Më pas ai tregon eksperiencën e tij me një grua në moshë, që e quan “single mom”. “Ëmbëlsira” e kësaj letre është kur ai i shkruan ish-bashkëshortes së tij se ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me motrën e saj adoleshente, Vicki.
Pas gjithë këtyre historive ai pyet Connie-n nëse mund të rikthehet me të, sepse këto 3 eksperienca atij vetëm i vërtetuan se sa shumë e do dhe i mungon ajo.





