1 në 300 banorë në qarkun e Lezhës, preket nga sëmundjet ishemike të zemrës, duke u renditur këshut qarku me incidencën më të lartë në rang vendi. Të dhënat e bëra publike nga një studim I ISHP ka nxjerr në pah se kjo shifër është dukshëm mbi mesataren kombëtare, e cila qëndron në 201 raste për 100 mijë banorë, ose rreth 1 në çdo 500 banorë në nivel vendi.

Pas Lezhës renditet qarku i Beratit, me 1 rast në 396 banorë. Me nivele të larta incidence vijojnë edhe Tirana, Korça, Vlora dhe Elbasani, ku haset 1 rast në çdo 440 deri 500 banorë, pothuajse në përputhje me mesataren kombëtare.

Në anën tjetër, Kukësi, Gjirokastra dhe Fieri paraqesin incidencën më të ulët në vend, me 1 rast në çdo 580 deri mbi 1 000 banorë.

Edhe pse në rang kombëtare ëshët shënuar në rënie e lehtë e sëmundjeve ishemike të zëmrës në popullatë, nga vitit në vit, disa qarqe si Dibra, Elbasani, Shkodra, Tirana dhe Vlora kanë regjistruar rritje të sëmundshmërisë.

Studimi fakton se meshkujt mbeten dukshëm më të prekur se femrat. Në vitin 2024, këto sëmundje prekën 1 nga 357 burra, dhe 1 nga 805 gra.

Ekspertët theksojnë se rreziku rritet ndjeshëm me moshën, veçanërisht pas moshës 60 vjeç, dhe nënvizojnë rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe trajtimit të hershëm të faktorëve të rrezikut.