Derrat e prekur nga murtaja afrikane po asgjësohen dhe groposen. Rasti u identifikua një ditë më parë në një fermë në zonën e Ishull Lezhës.
Raportohet se një sipërfaqe me një rreze prej rreth 3 km përreth vatres vijon të jetë në karantinë për 21 ditë deri në gjurmimin e plotë të vatrës së sëmundjes.
Deri më tani nuk rezulton të ketë raste të reja pas verifikimeve që vijojne ende në terren.
Burime bëjnë me dije se aktualisht raportohet për 73 derra të ngordhur në një fermë dhe gjatë mbrëmjes, ndërkohë që shërbimi veterinar ka kryer djegien dhe më pas është bërë groposja e tyre.
Aktualisht nuk është konstatuar vatër e re e sëmundjes, por fermerëve iu është kërkuar që të kenë kudjes dhe të mos përdorin mish të paçertifikuar. Gjatë ditës së sotme Autoriteti i Shërbimit të Veterinarisë pritet të dalë në terren në 6 pika të ndryshme që çojnë mish apo derra të gjallë në tregun e Milotit, për të mos lejuar tregtimin në këtë vend.
Sipas ISHP, murtaja afrikane e derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun.