LEZHË, 31 mars 2013- Një aksident me pasojë vdekjen e një 10-vjecari me inicialet A. L ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Milot, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve mbi urën e lumit Mat. 

Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe katër persona. 

Viktor, Lindita dhe Renato Lulaj udhëtonin nëmjetin tip Ford, ndërsa e plagosura tjetër Elona Caushaj në mjetin tjetër tip tip ‘Porsch’. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.